
Autoshkallë me shportë

Autoshkallë me shportë

Autoshkallët me shportë (ALP) janë zgjidhje zjarrfikëse të gjithanshme, që jo vetëm shuajnë zjarret me ujë me presion të lartë dhe shkumë, por lehtësojnë edhe operacionet e shpëtimit. Autoshkallët ALP janë të pajisura me shportë dhe shkallë, që rrisin aftësitë e tyre në situata kritike.
Autoshkallët tona ALP janë projektuar të jenë aleatët Tuaj të besueshëm në misionet e shuarjes së zjarreve dhe të shpëtimit. Këto makina shkëlqejnë në përballimin e emergjencave në mjedise të ndryshme, nga zonat urbane te komplekset industriale. Duke i kushtuar vëmendje gjithanshmërisë, autoshkallët tona ALP ofrohen me lartësi të ndryshme pune për t’iu përgjigjur nevojave Tuaja specifike. Çdo autoshkallë ALP ofron furnizim të besueshëm me ujë dhe shkumë, duke garantuar shuarje efikase të zjarrit edhe në situata të vështira.
Qoftë kur përballoni zjarre në rrokaqiej, shpëtoni njerëz nga lartësitë apo luftoni zjarre industriale, autoshkallët tona ALP janë projektuar të ofrojnë performancë optimale. Shporta dhe shkalla lehtësojnë qasjen në zonat e vështira për t’u arritur, ndërsa sistemet e tyre të sakta të shpërndarjes së ujit dhe të shkumës Ju sigurojnë mjetet e nevojshme për të shuar zjarret me efektshmëri. Zbuloni gamën tonë të autoshkallëve ALP për të gjetur zgjidhjen e përsosur për nevojat Tuaja të shuarjes së zjarreve dhe të shpëtimit.
ALP295x
Lartësia maksimale e punës: 29,5 m
Puna nën nivelin e tokës: -5 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 24 m

Shtrirja anësore: 21 m
ALP325x
Lartësia maksimale e punës: 32,5 m
Puna nën nivelin e tokës: -5 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 25 m

Shtrirja anësore: 24 m
ALP330x
Lartësia maksimale e punës: 33 m
Puna nën nivelin e tokës: -5 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 26 m

Shtrirja anësore: 24,5 m
ALP375x
Lartësia maksimale e punës: 37,5 m
Puna nën nivelin e tokës: -5 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 30 m

Shtrirja anësore: 24 m
ALP444x
Lartësia maksimale e punës: 44 m
Puna nën nivelin e tokës: -5 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 35,5 m

Shtrirja anësore: 23,5 m
ALP505
Lartësia maksimale e punës: 50 m
Puna nën nivelin e tokës: -13 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 32 m

Shtrirja anësore: 30 m
ALP555x
Lartësia maksimale e punës: 55 m
Puna nën nivelin e tokës: -6 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 47 m

Shtrirja anësore: 23 m
ALP727x
Lartësia maksimale e punës: 72 m
Puna nën nivelin e tokës: -11 m

Lartësia e kalimit mbi pengesë: 46 m

Shtrirja anësore: 32 m











